Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve, BDI po tenton të bllokojë ligjin për jurisprudencën

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve, BDI po tenton të bllokojë ligjin për jurisprudencën

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka akuzuar BDI-në për keqpërdorim të parimit të Badinterit, pasi kjo parti ka paralajmëruar bllokimin e Ligjit për provimin e jurisprudencës në Kuvend.

 

Në një reagim publik, Mexhiti ka theksuar se Badinteri është mekanizëm kushtetues i dalë nga Marrëveshja e Ohrit, i ndërtuar për të mbrojtur shqiptarët nga majorizimi dhe jo për t’u përdorur në përplasje partiake mes subjekteve politike shqiptare.

 

Lexo edheKasami dhe Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

“Parimi i Badinterit nuk është mekanizëm i ndërtuar që shqiptari ta bllokojë shqiptarin. Badinteri nuk është instrument për gara partiake mes partive shqiptare”, ka shkruar Mexhiti.

 

Ai ka paralajmëruar se keqpërdorimi i votimit të dyfishtë për interesa partiake mund të krijojë precedentë të rrezikshëm edhe në të ardhmen, duke hapur rrugë për manipulimin e këtij mekanizmi dhe mbivotimin e shqiptarëve.

 

Mexhiti ka vlerësuar se është e papranueshme që Badinteri të përdoret për të bllokuar një ligj që, sipas tij, avancon të drejtat e shqiptarëve dhe u mundëson studentëve shqiptarë, për herë të parë në historinë e vendit, ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare.

Më shumë për këtë

Mickovski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do jepet vetëm në maqedonishtMaqedoni · 3 orë më parëKasami: Provimi i jurisprudencës arritje e rëndësishme, do të mbahet tërësisht në gjuhën shqipeMaqedoni · 20 orë më parëShqipja në provimin e jurisprudencës, Qeveria kërkon vlerësimin e Komisionit të VeneciasMaqedoni · 3 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme