Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Ndahet nga jeta Agron Memedi, ish-pjesëtar i UÇK-së dhe emër i njohur i futbollit shqiptar!

Ndahet nga jeta Agron Memedi, ish-pjesëtar i UÇK-së dhe emër i njohur i futbollit shqiptar!

Një lajm i hidhur ka tronditur sot Përshefcën, Tetovën, sportdashësit dhe të gjithë ata që e njohën Agron Memedin.
Agron Memedi, që në moshë të re, ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), duke u rreshtuar në radhët e saj në një periudhë vendimtare për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Pas kësaj periudhe të jetës, ai vazhdoi rrugëtimin e tij në sport, ku ndërtoi një karrierë të gjatë si futbollist dhe trajner, duke lënë gjurmë në futbollin vendor.

I lindur më 5 dhjetor 1980 në Tetovë, Memedi e nisi karrierën te Shkëndija, për të vazhduar më pas te Renova, ku arriti sukseset më të mëdha, duke fituar titullin kampion në sezonin 2009/2010 dhe Kupën e Maqedonisë në sezonin 2010/2011. Ai luajti edhe për Metalurgun e Shkupit, ndërsa pati një paraqitje me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut. Karrierën si futbollist e përfundoi në janar të vitit 2018.
Pas përfundimit të karrierës aktive, Memedi iu përkushtua profesionit të trajnerit. Fillimisht drejtoi Renovën, më pas punoi me të rinjtë në akademinë e Shkëndijës, ndërsa nga gushti i vitit 2026 ishte pjesë e stafit teknik të ekipit të parë të kuqezinjve, si ndihmës i trajnerit Artim Pollozhani.
Nga radhët e UÇK-së te fushat e futbollit, Agron Memedi përshkoi një rrugëtim që bashkoi dy kapituj të rëndësishëm të jetës së tij. Sot, familja humbi njeriun e saj të dashur, ndërsa futbolli një ish-lojtar dhe trajner që i kushtoi vite të tëra këtij sporti.
Ngushëllime të sinqerta familjes Memedi, miqve, bashkëluftëtarëve dhe gjithë familjes kuqezi të Shkëndijës.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme