Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, zhvilloi një takim me Şahin Biba, me prejardhje nga Prizreni, i cili sot drejton Bursën. Në fokus të takimit ishte angazhimi i personaliteteve shqiptare në Turqi dhe shfrytëzimi i përvojës së Bursës për restaurimin dhe revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për sigurimin e ekspertizës profesionale dhe mbështetjes financiare për realizimin e projektit. Mexhiti theksoi se lidhjet e shqiptarëve me vendin e prejardhjes përfaqësojnë një potencial të rëndësishëm për ndërtimin e partneriteteve konkrete, duke i shndërruar ato në ura bashkëpunimi për ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë historike e kulturore.

Në këtë drejtim, është paraparë krijimi i një këshilli për lobim dhe mbështetje të projektit, ku do të përfshihen Şahin Biba, zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Alltepe, Bajram Vardar dhe personalitete të tjera publike me prejardhje nga Ballkani. Ky angazhim synon zgjerimin e mbështetjes institucionale dhe sigurimin e partnerëve të rinj për realizimin e një projekti që do të ndërthurë ruajtjen e autenticitetit historik të Çarshisë me zhvillimin e saj ekonomik dhe turistik.

Më shumë për këtë

Mexhiti porosi Dimitrievskit: Nëse i pengon shqipja, Kumanovën e ka në dy gjuhë, ta lirojë vendin e kryetarit të komunësMaqedoni · 5 ditë më parëBujar Osmani për rikthimin e Mexhitit në BDI: Të bëhemi bashkë për ta ndalur hovin e poshtërimit shqiptarMaqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme