Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Arrestohet 15-vjeçari nga Tetova, kapet me pistoletë “Zoraki 918-G”, kalibri 9 mm, në shkollë

Arrestohet 15-vjeçari nga Tetova, kapet me pistoletë “Zoraki 918-G”, kalibri 9 mm, në shkollë

Një 15-vjeçar nga Tetova është privuar nga liria në një shkollë të mesme, pasi gjatë kontrollit policor te ai është gjetur një pistoletë “Zoraki 918-G”, kalibri 9 mm, si dhe një karikator.

Në ndërhyrje kanë qenë të pranishëm edhe prindi dhe pedagogu i shkollës.

“Më 13.11.2026, në ora 14:40, në një shkollë të mesme në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë, në prani të prindit dhe pedagogut të shkollës, kanë privuar nga liria një të mitur 15-vjeçar nga Tetova, sepse gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “Zoraki 918-G” kalibri 9 mm dhe një karikator.

I mituri është mbajtur në stacionin policor, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse”, qëndron në njoftimin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë.

Më shumë për këtë

Aksion policor në Çegran: Sekuestrohet drogë, tre të arrestuar – tentuan të shtypin policët me BMWMaqedoni · 1 ditë më parëNë pikëpyetje certifikata e tij e shkollës së mesme, jep dorëheqjen zëvendëspresidenti i IndonezisëLajme · 3 ditë më parëArrestohet 22-vjeçari në Haraçinë, policia i gjen pistoletë dhe 26 fishekëMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme