Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Tragjedi në Itali, humb jetën 47-vjeçari Vehap Deari nga Dëbërca e Tetovës

Tragjedi në Itali, humb jetën 47-vjeçari Vehap Deari nga Dëbërca e Tetovës

Një ngjarje tragjike në vendin e punës në Itali i ka marrë jetën Vehap Dearit, 47-vjeçarit nga fshati Dëbërcë i Komunës së Zhelinës. Ai humbi jetën më 11 nëntor, gjatë punës në një platformë për nxjerrjen e gazit natyror në Detin Adriatik, përcjell tetova1

Sipas raportimeve të mediave italiane, Deari, i cili prej vitesh jetonte dhe punonte në qytetin e Ravennës, ishte i angazhuar në platformën detare Brenda, përballë brigjeve të qytetit Pesaro.

Ai ishte i punësuar në kompaninë Donelli Srl, e cila kryente punime në strukturat metalike të platformës.

Sipas informacioneve të bëra publike nga sindikatat italiane, 47-vjeçari dyshohet se ka rënë në det gjatë kryerjes së punës. Një nga kolegët e tij është hedhur në ujë në përpjekje për ta shpëtuar, por fatkeqësisht ndërhyrja nuk arriti të parandalojë tragjedinë.

Lexo edheTragjedi në Itali: 78-vjeçari me origjinë nga Maqedonia humb jetën në aksident

Ndërkohë, sindikatat FIM-CISL dhe UILM-UIL kanë ngritur shqetësime lidhur me operacionin e shpëtimit. Sipas informacioneve paraprake sindikale, trupi i viktimës mund të jetë gjetur rreth tri orë pas rënies në det, por kjo kohë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Vdekja e punëtorit ka nxitur reagime të shumta nga organizatat sindikale në Itali, të cilat kërkojnë hetim të plotë për rrethanat e ngjarjes, respektimin e masave të sigurisë dhe funksionimin e procedurave emergjente në platformë.

Në shenjë proteste dhe për të kërkuar zbardhjen e rastit, sindikata FIOM-CGIL ka shpallur grevë dyorëshe për 17 nëntor, në të gjitha ndërmarrjet e sektorit metalpunues në provincën e Ravennës.

Shkaqet e sakta të tragjedisë dhe përgjegjësitë e mundshme mbeten ende nën hetim.

Humbja e Vehap Dearit përbën një lajm të rëndë për familjen, të afërmit dhe komunitetin nga Dëbërca e Komunës së Zhelinës./tetova1.mk

Më shumë për këtë

Tragjedi në Negotinë: Bie nga çatia e stallës, humb jetën 46-vjeçariMaqedoni · 11 orë më parëTragjedi në ‘HansanBeg’ të Shkupit: Traktori lëviz vetë dhe shtyp për vdekje 67-vjeçarin në një pikë karburantiMaqedoni · 1 ditë më parëNjë shpatë 3,300-vjeçare zbulohet në thellësitë e një liqeni në ItaliKuriozitet · 5 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme