Gjithçka nisi në vitin 2003, në Gjilan. Ajo ishte police shqiptare, ai polic gjerman në mision në Kosovë. Një njohje mes kolegësh u shndërrua në dashuri, që i bashkoi për gjithë jetën.
Pas misionit në Kosovë, Thorsten vazhdoi karrierën në Policinë Gjermane. Punoi në Zyrën Shtetërore të Policisë Kriminale (LKA), u avancua në detyrë dhe u specializua në fushën e teknologjisë informative.
Në vitin 2007, dashuria e Ganimetes dhe Thorstenit u plotësua me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Aurela. Ajo u bë qendra e familjes së tyre, ku dashuria dhe traditat shqiptare kishin gjithmonë vend të veçantë.
Për Thorstenin, Kosova nuk ishte vetëm vendi ku kishte nisur dashuria. Ajo u bë atdheu i tij i dytë. Këtu kishte miq, familje dhe një shtëpi ku ëndërronte të jetonte pas pensionimit, së bashku me Ganimeten.
Lexo edhePolicët do të pajisen me kamera trupore me inteligjencë artificiale, teknologjia e re pritet të hyjë në përdorim në vitin 2027AMANETI I FUNDIT
Më 26 shtator 2026, Thorsten pësoi arrest kardiak. Tri ditë më vonë ndërroi jetë. Dëshira e tij kishte qenë të varrosej në Kosovë. Më 1 tetor, Ganimete ia përmbushi amanetin: Thorsten u varros në Gjilan, qytetin ku kishte nisur historia e tyre e dashurisë.

Komentet
Bëhu i pari që komenton.












