Dy gra nga Shkupi, të moshës 35 dhe 24 vjeçare, kanë pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e djegieve gjatë një feste familjare në një shtëpi në Shkup.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rasti është paraqitur pas mesnate, më 15 nëntor, pasi dy gratë e lënduara janë dërguar në Qendrën Urgjente të Kompleksit Klinik „Nëna Terezë“.
Sipas njoftimit policor, festa familjare po mbahej në një shtëpi në pronësi të nënës së njërës prej grave të lënduara.
Rrethanat se si kanë ndodhur djegiet nuk janë bërë të ditura në njoftimin e MPB-së.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












