Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

K.F Shkëndija: Agroni do mbetet gjithmonë pjesë e familjes sonë

K.F Shkëndija: Agroni do mbetet gjithmonë pjesë e familjes sonë

Klubi i futbollit Shkëndija ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Agron Memedit, ish-futbollistit dhe anëtarit të stafit teknik të klubit tetovar, përcjell tetova1

Përmes një njoftimi publik, Shkëndija ka kujtuar kontributin e tij ndër vite, duke theksuar se Agroni ishte pjesë e familjes kuqezi, fillimisht si futbollist e më pas si pjesë e stafit teknik.

Klubi u ka shprehur ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën Agronin.

Njoftimi i plotë i KF Shkëndija:

Lexo edheNdahet nga jeta në moshë të re ndihmës trajneri i KF Shkëndija, Agron Memedi

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Agron Memedit, anëtarit të stafit teknik dhe ish-futbollistit të klubit tonë.

Sot, klubi ynë ka humbur një nga njerëzit e tij, një njeri që ishte pjesë e familjes kuqezi, fillimisht si futbollist e më pas si pjesë e stafit teknik.

Në këto momente të rënda, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen Memedi, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën dhe e deshën Agronin.

Ai do të mbetet gjithmonë pjesë e familjes sonë.

U prehsh në paqe Goni! 🖤”/tetova1.mk

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme