Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Si e refuzoi Muriqi PSG-në?

Si e refuzoi Muriqi PSG-në?

Ish-drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka zbuluar prapaskenat e transferimit të Vedat Muriqit te Lazio, duke treguar se sulmuesi kosovar kishte pasur mundësi të transferohej edhe te Paris Saint-Germaini.
Muriqi kishte refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar gjigantit francez që në fund t’i bashkohej Lazios.

Në një tregim për transferimin e sulmuesit kosovar nga Fenerbahçe te Lazio në vitin 2020, Tare, që në atë kohë ishte drejtor sportiv te Lazio, ka treguar se PSG-ja ishte interesuar për shërbimet e Muriqit dhe madje ishte përgatitur edhe një aeroplan privat për ta dërguar atë në Paris, shkruan “Hurriyet”.

Megjithatë, sipas Tares, Muriqi kishte vendosur të transferohej te Lazio, duke refuzuar edhe oferta të tjera që ishin financiarisht më të favorshme.

Sulmuesi nga Prizreni nuk kishte periudhë të suksesshme te Lazio dhe u largua në vitin 2022 për t’u transferuar te Mallorca në Spanjë.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme