Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqi, ka shënuar një tjetër fitore në karrierën e tij profesioniste, duke triumfuar në mënyrë spektakolare ndaj Ricardo Guarapanas.
Krasniqi e përfundoi përballjen me nokaut në raundin e tretë, duke mos i dhënë mundësi kundërshtarit ta vazhdonte duelin.
Me këtë triumf, boksieri shqiptar regjistroi fitoren e 14-të në po aq meçe profesioniste, duke e ruajtur rekordin e tij të pamposhtur.
14 meçe, 14 fitore, Krasniqi po vazhdon të dëshmojë formën e shkëlqyer në ring.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












