Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Spitali Klinik i Tetovës shpreh ngushëllime për ndarjen tragjike nga jeta të Dr. Maltina Feratit

Spitali Klinik i Tetovës shpreh ngushëllime për ndarjen tragjike nga jeta të Dr. Maltina Feratit

Spitali Klinik i Tetovës ka shprehur dhimbje dhe pikëllim të thellë për ndarjen tragjike nga jeta të mjekes Dr. Maltina Ferati, e cila humbi jetën në një aksident, përcjell tetova1

Në një letër ngushëllimi të publikuar nga institucioni, thuhet se Dr. Ferati ishte pjesë e rëndësishme e familjes institucionale të spitalit, ku shërbeu me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi në kujdesin shëndetësor ndaj qytetarëve.

Ajo ushtronte detyrën e kryeshefes së Laboratorisë, ndërsa kolegët e kujtojnë jo vetëm për profesionalizmin dhe kompetencën e saj, por edhe për mirësinë, buzëqeshjen, pozitivitetin dhe gatishmërinë për t’u shërbyer të tjerëve.

Nga Spitali Klinik i Tetovës theksojnë se largimi i saj i parakohshëm lë një boshllëk të madh në mesin e kolegëve dhe bashkëpunëtorëve, ndërsa kontributi profesional dhe kujtimet që la pas do të mbeten pjesë e historisë së institucionit.

Lexo edheNjë emër i njohur i mjekësis ndërkombëtare i bashkohet Spitalit Klinik të Tetovës

Në fund, në emër të institucionit dhe të gjithë stafit, janë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan.

Postimi i plotë:

“Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të koleges sonë të dashur, Dr. Maltina Ferati, e cila humbi jetën në aksidentin tragjik.

Dr. Maltina Ferati ishte pjesë e rëndësishme e familjes sonë institucionale, ku me profesionalizmin, përkushtimin dhe përgjegjësinë e saj shërbeu me dinjitet në kujdesin shëndetësor ndaj qytetarëve dhe pacientëve. Në detyrën e saj si kryeshefe e Laboratorisë, ajo dëshmoi vazhdimisht seriozitet, kompetencë dhe përkushtim ndaj punës.

Ajo do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithë kolegëve dhe bashkëpunëtorëve tanë, jo vetëm për profesionalizmin e saj, por edhe për pozitivitetin, buzëqeshjen, mirësinë dhe gatishmërinë e vazhdueshme për t’u shërbyer të tjerëve.

Ikja e saj e parakohshme lë një boshllëk të madh në mesin tonë. Kontributi i saj profesional dhe kujtimet e bukura që la pas do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së institucionit tonë.

Në këto momente të rënda, në emër të Spitalit Klinik të Tetovës dhe të gjithë stafit, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan.

U prehtë në paqe!

Spitali Klinik i Tetovës”/tetova1.mk

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme