Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut sot do të sjellë një vendim të ri për çmimet me pakicë të derivateve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi në mesnatë.
Në pajtim me listën aktuale të çmimeve, një litër benzinë EUROSUPER BS-95 aktualisht shitet me çmim prej 86 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 kushton 88 denarë për litër.
Çmimi me pakicë i dizelit është 94,5 denarë për litër, kurse vaji ekstra i lehtë për amvisëri shitet për 103,5 denarë për litër.
Ndërkohë, çmimi i mazutit aktualisht është 49,31 denarë për kilogram.(INA)
Më shumë për këtë
Ulen çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni, Shqipëri dhe KosovëMaqedoni · 5 ditë më parë
Çmimet e naftës vazhdojnë të bien, tregjet shpresojnë për marrëveshje paqeje mes SHBA-së dhe IranitLajme · 6 ditë më parë
Bien ndjeshëm çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni!Maqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











