Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para kamerës së TV21 ka folur për gjendjen aktuale në vend. Duke u ndërlidhur te gjendja ekonomike dhe duke komentuar deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski, Ahmeti tha se zgjidhja e vetme për momentin janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Zgjidhja e vetme për vendin është shkuarja në zgjedhje të parakohshme. Vetë, zotëri Hristijan Mickoski tha na presin ditë të vështira, vit i vështirë kështu që për të qenë sa më afër zhvillimeve që ofrojnë zgjidhje për qytetarët, e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme.
A jeni optimist se do të ketë?
Unë mendoj se nuk ka zgjidhje tjetër, përveç zgjedhjeve”, tha Ahmeti nga ekspozita e autores Dita Qerimi Starova.
Më shumë për këtë
Mickoski nuk lë hapësirë për zgjedhje të parakohshme: Kemi borxhe!Maqedoni · 5 ditë më parë
Ademi: Zgjedhjet e parakohshme janë më se të domosdoshmeMaqedoni · 5 ditë më parë
Ali Ahmeti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës për pjesëmarrje masive në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar ShqiptarMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












