Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të ulen mesatarisht për 2,43 për qind, sipas vendimit të ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë.
Sipas vendimit, benzina EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të lirohen për 2 denarë për litër. Kështu, çmimi i ri i benzinës BS-95 do të jetë 84 denarë për litër, ndërsa ai i BS-98 do të jetë 86 denarë.
Edhe nafta do të ketë çmim më të ulët. EURODIESEL (D-E V) do të lirohet për 2,5 denarë për litër dhe do të kushtojë 92 denarë.
Ndërkohë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të ulet për 3 denarë për litër, duke arritur çmimin prej 100,50 denarësh.
Lexo edheÇmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnataÇmimi i mazutit M-1 NS do të ulet për 0,998 denarë për kilogram dhe do të jetë 48,314 denarë.
Më shumë për këtë
Ulen çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni, Shqipëri dhe KosovëMaqedoni · 5 ditë më parë
Çmimet e naftës vazhdojnë të bien, tregjet shpresojnë për marrëveshje paqeje mes SHBA-së dhe IranitLajme · 6 ditë më parë
Bien ndjeshëm çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni!Maqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











