Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Gashi: Po punohet për marrëveshje, ligji për përfaqësim të drejtë pret votat e Badenterit

Gashi: Po punohet për marrëveshje, ligji për përfaqësim të drejtë pret votat e Badenterit

Edhe pesë muaj pas shtyrjes së votimit, ligji për përfaqësim të drejtë ende nuk është rikthyer në procedurë parlamentare. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, tha se ende nuk është arritur konsensus mes deputetëve për votimin me Badenter.

Ai theksoi se ligji do të vendoset në rend dite sapo të krijohen kushtet, ndërsa po punohet për arritjen e një marrëveshjeje.

Propozimi, i cili synon të plotësojë zbrazëtirën ligjore pas shfuqizimit të mekanizmit të balancuesit, i ka votat e nevojshme të shumicës, por kundërshtohet nga opozita.

Për shkak të mungesës së mbështetjes për votimin me Badenter, në Kuvend kanë mbetur të bllokuara edhe ligji për vetëqeverisje lokale, arsimin e lartë dhe disa ligje të tjera në fushën e arsimit.

Më shumë për këtë

Studentët kërkojnë qasje në restorantin e Kuvendit, Gashi thotë se do t’i presë me kënaqësiMaqedoni · 9 orë më parëBekim Sali: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me One Stop Shop, BDI-ja iku nga votimi i marrëveshjesMaqedoni · 3 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme