Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

MPB-ja u bën thirrje shoferëve të pajisen me pajisje dimërore

MPB-ja u bën thirrje shoferëve të pajisen me pajisje dimërore

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në RMV njofton se nga 15 nëntori deri më 15 mars, të gjitha automjetet që qarkullojnë në trafikun publik rrugor duhet të jenë të pajisura detyrimisht me pajisje dimërore, në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor.
Sipas MPB-së, për automjetet me peshë deri në 3.500 kilogramë kërkohen goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej 4 milimetrash. Si alternativë, lejohen edhe gomat verore me profil të paktën 4 milimetra, me kusht që automjeti të ketë zinxhirë bore të përshtatshëm për rrotat lëvizëse.
Për automjetet me tërheqje në të katër rrotat (4×4), gomat dimërore duhet të kenë profil minimal prej 6 milimetrash. Në rast të përdorimit të gomave verore, profili duhet të jetë së paku 4 milimetra dhe automjeti duhet të jetë i pajisur me zinxhirë bore, sipas llojit të sistemit të tërheqjes.

Ndërkaq, automjetet motorike me peshë mbi 3.500 kilogramë duhet të kenë goma dimërore në rrotat lëvizëse, me profil minimal prej 6 milimetrash. Lejohen edhe gomat verore me profil prej së paku 4 milimetrash, nëse automjeti posedon zinxhirë bore ose pajisje të tjera ndihmëse. Autobusët dhe automjetet transportuese që për arsye teknike nuk mund të vendosin zinxhirë bore duhet të kenë goma dimërore dhe lopatë.

MPB-ja sqaron se goma dimërore konsiderohen ato që në pjesën anësore kanë shenjat „MS“, „M+S“, „M & S“, si dhe simbolin e fjollës së borës në një mal të stilizuar me tri maja.

Gjithashtu, rregullorja ndalon përdorimin e gomave me gozhda metalike në trafikun rrugor.

Lexo edheNga e diela, gjobë prej 45 eurosh për shoferët – Ja çfarë pajisjesh dimërore duhet të keni në veturë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme u bëjnë apel të gjithë shoferëve që të respektojnë detyrimin ligjor dhe të pajisen me pajisjet e nevojshme dimërore, me qëllim të garantimit të sigurisë dhe qarkullimit të papenguar në rrugë gjatë kushteve të vështira atmosferike.

Më shumë për këtë

Nga e shtuna gjoba prej 45 eurosh për shoferët pa pajisje dimëroreMaqedoni · 5 ditë më parëNga sot, pajisjet dimërore bëhen të detyrueshme për automjetetMaqedoni · 3 ditë më parëNga nesër obligohen pajisjet dimërore në automjeteMaqedoni · 4 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme