Një 18-vjeçar nga fshati Radiovcë është arrestuar nën dyshimin se ka bërë një denoncim të rremë për vendosjen e bombës në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, përcjell tetova1
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), më 17 nëntor 2026, në periudhën nga ora 05:45 deri në 07:25, zyrtarët policorë nga Sektori për Luftimin e Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit, në bashkëpunim me Sektorin për Kriminalitet Kompjuterik dhe Njësinë Policore të Zherovjanit pranë SPB-së Tetovë, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të 18-vjeçarit me inicialet A.D. në fshatin Radiovcë.
Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale sipas nenit 366 të Kodit Penal, përkatësisht për alarm të rremë për vendosjen e bombës në shkollën e mesme komunale, gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë.
Gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një telefon celular, ndërsa 18-vjeçari është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacion policor për procedura të mëtejshme.
Lexo edheAlarm për bombë në gjimnazin e tetovës, nxënësit dhe stafi dalin jashtë objektit!Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës./tetova1.mk
Më shumë për këtë
Alarm: Mashtruesit përdorin emrin e “Safe City”, qytetarëve u dërgojnë gjoba të rreme!Maqedoni · 3 ditë më parë
Arrestohet 49-vjeçari nga Gostivari, dyshohet për disa vjedhjeMaqedoni · 5 ditë më parë
30 ditë paraburgim për 31-vjeçarin që dyshohet se rrahu dhe mbylli me forcë partneren në OhërMaqedoni · 10 orë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












