Një avion i Ushtrisë së Serbisë “MiG-29” është rrëzuar mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:45, në veriperëndim të Beogradit, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.
Nga aksidenti ka humbur jetën piloti i avionit, Goran Bulajiç.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë pjesëtarët e Policisë Ushtarake, ndërsa është njoftuar edhe prokurori kompetent.
Në njoftim thuhet se është formuar një komision për hetimin e ngjarjes së jashtëzakonshme, i cili ka për detyrë të përcaktojë rrethanat e aksidentit dhe përgjegjësinë eventuale të strukturave ushtarake.
Lexo edheRrëzohet nga dy metra në Itali, 57-vjeçari nga Maqedonia lufton për jetënPo ashtu, është formuar një komision profesional i Forcave Ajrore, i cili do të hetojë shkaqet e rrëzimit të avionit.
Forcat Ajrore të Serbisë kanë në përdorim 14 avionë luftarakë MiG-29, të prodhuar ndërmjet viteve 1987 dhe 1991.
Serbia planifikon ta zëvendësojë flotën e avionëve MiG-29 me 12 avionë luftarakë francezë Dassault Rafale F4, të blerë në vitin 2024 për 2.7 miliardë euro. Dorëzimi i tyre është planifikuar të fillojë në vitin 2028.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












