Dje, pas denoncimit të bërë nga Tetova1, autoritetet komunale kanë marrë masa për sanimin e gropës pranë qendrës tregtare “Pallma Mall” në Tetovë. Gjatë mëngjesit të djeshëm, Tetova1 raportoi për një gropë që prej javësh ndodhej në këtë lokacion, duke paraqitur shqetësim për qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion.
Pas publikimit të rastit, ekipet përgjegjëse kanë ndërhyrë në terren dhe kanë mbushur gropën, duke iu përgjigjur kështu shqetësimit të ngritur publikisht. Rasti është një tjetër shembull se reagimi publik dhe raportimi i problemeve konkrete mund të ndikojnë në zgjidhjen e tyre./tetova1
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












