Tetovari Sh. Rexhepi në rrjetet sociale ka ngritur një çështje që realisht është fakt i pamohueshëm.
Ne tregun e gjelbërt në Tetovë gjithnjë e më pak kemi ofertë të produkteve bujqësore dhe të kposhtarisë dhe në rritje janë tezgat ku ofrohen produkte të tekstilit që importohen nga Turqia dhe Kina, informon “tetova1”.
Kurse në hapësirat për rreth tregut kemi produkte bujqësore që shiten në rrugë e trotuare dhe që mbulohen nga gazrat dhe tymi i automjeteve.
“Pas nje kohe te gjat dola ta vizitoj tregun e gjelbert per cudi nuk hasa ne prodhime bujqesore tregu ishte shendru ne treg te patikave dhe papuceve”, ka shkruar Rexhepi.
Është koha kur organet kompetente që menaxhojn hapësirën e Tregut të gjelbërt në Tetovë të ndërmarin masa ta rregullojn këtë çështje edhe pse deri më tash disa herë janë marë masa kundër shitësve ambulant jasht hapësirave të tregut por pas ca kohësh ata përsëri kthehen në rrugë me tezgat e tyre të improvizuara.
Poashtu fakt është që kërkesa çdo herë e imponon edhe ofertën.
Kjo do të thotë se shumë qytetarë shkojn në tregun e gjelbërt për të blerë jo vetëm produkte bujqësore por edhe produkte tjera duke përfshi edhe veshje të tekstilit. /tetova1/
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












