Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

VLEN: Ahmetit i pengon këputja e lidhjeve me Serbinë

VLEN: Ahmetit i pengon këputja e lidhjeve me Serbinë

VLEN sot ka kritikua liderin e BDI-së, Ali Ahmeti lidhur me deklaratën se paqja rajonale bëhet në bashkëpunim me Sërbinë.
Nga atje thonë se Ahmeti vazhdon ta vajtojë “Open Ballkanin”.

“Në një përpjekje të përsëritur për ta rehabilituar agresorin, ai thotë se paqja rajonale bëhet në bashkëpunim me Serbinë.
Me të njëjtën Serbi që nuk e njeh Kosovën, nuk ka kërkuar falje për gjenocidin e viteve ‘99 dhe vazhdon të sponzorizojë sulme terroriste si ai i Banjskës, për të cilin Ahmeti nuk foli kurrë.

Me të njëjtën Serbi që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, që ne e shohim si parakusht për normalizimin e marrëdhënieve mes dy popujve. Qeveria VLEN ka përcaktim të qartë: Lidhje me Shqipërinë dhe Kosovën përmes Korridorit 8, autostradën Shkup – Bllacë, rrugën Tetovë – Prizren dhe One Stop Shop në vendkalimet kufitare.

Ndërsa nostalgjikët e Open Ballkanit duhet ta kuptojnë se çështja kombëtare kurrë më nuk do të bëhet peng e interesave të ngushta grupore e familjare, e as monedhë në transakcionet e dyshimta të krushkut që na e solli Alta Bankën”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Më shumë për këtë

Ahmeti: Kriminelët serb, maqedonas dhe shqiptarë bashkëpunojnë, kurse politikanët joMaqedoni · 8 orë më parëVLEN: Një kompani e lidhur me rrethin familjar të Ahmetit ka marë 5 milionë euro nga Alta Banka në Serbi, jo në Maqedoni!Maqedoni · 5 ditë më parëBanka Popullore ka paditur zyrtarët e LSDM-së për deklaratat e tyre në lidhje me Alta BankënMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme