Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

MPB: Zgjidhet problemi me sigurimin shëndetësor të punonjësve tanë

MPB: Zgjidhet problemi me sigurimin shëndetësor të punonjësve tanë

Problemi me sigurimin shëndetësor të të punësuarve në Ministrinë e Brendshme është tejkaluar dhe të gjithë të punësuarit kanë përsëri sigurim shëndetësor, njofton Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

“Pas aktiviteteve të ndërmarra dhe koordinimit me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, problemi është tejkaluar me sukses, me ç’rast të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Brendshme janë përsëri të pajisur me sigurim shëndetësor”, theksojnë nga MPB.

Ministria thotë se mbetet e përkushtuar për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e punonjësve të saj, si dhe për të siguruar ushtrimin e papenguar të të gjitha të drejtave të punësimit.

Më shumë për këtë

Mungesë e fuqisë punëtore në 23 vende evropiane, punonjësit shëndetësorë ndër më të kërkuaritLajme · 4 ditë më parëRadev: Problemet e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut po thellohenMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme