45.2 milionë denarë të rinj janë transferuar nga Buxheti Qendror drejt Bankës Zhvillimore për të mbështetur investimet e realizuara nga kompanitë vendase.
Mbështetja e përgjithshme që Qeveria ka realizuar deri më tani për sektorin privat përmes kësaj mase arrin në 14.9 miliardë denarë, ose 242 milionë euro, duke pasur ndikim të rëndësishëm në realizimin e investimeve private dhe në nxitjen e aktivitetit ekonomik.
Në Buxhetin e shtetit për këtë masë janë paraparë gjithsej 250 milionë euro. Këstin e parë nga Buxheti drejt Bankës Zhvillimore dhe kompanive vendase, Ministria e Financave e realizoi në mars të vitit të kaluar.
Mjetet financiare janë siguruar nga Banka Hungareze e Eksport-Importit, me qëllim nxitjen e investimeve në sektorin privat dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike.
Lexo edheVMRO: Kredia prej 5 milionë eurosh nga Alta Banka për kompaninë e krushkut të Ahmetit ngre dyshime për lidhje biznesoreKëto mjete shpërndahen përmes Bankës Zhvillimore dhe bankave komerciale tek përfituesit përfundimtarë – kompanitë vendase, me kushte të favorshme financimi:
Norma e interesit: 1.95%
Afati i shlyerjes: deri në 15 vjet
Periudha e faljes (grace period): deri në 3 vjet
Më shumë për këtë
Investohen 8 milionë denarë për objektin e Policisë Intervenuese në ShkupMaqedoni · 7 ditë më parë
Të groposura në pyje, dalin pamjet nga zbulimi i rreth 17 milionë eurove të ish-ministrit hungarezLajme · 5 ditë më parë
VLEN: Një kompani e lidhur me rrethin familjar të Ahmetit ka marë 5 milionë euro nga Alta Banka në Serbi, jo në Maqedoni!Maqedoni · 5 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












