Katër persona janë arrestuar në Republikën Srpska, në Bosnjë-Hercegovinë, nën dyshimin se kanë shfrytëzuar seksualisht fëmijë përmes internetit, duke i nxitur të krijojnë materiale me përmbajtje eksplicite.
Sipas policisë, të dyshuarit kontaktonin të mitur në rrjetet sociale, u dërgonin fotografi dhe i nxisnin të prodhonin materiale të abuzimit seksual.
Arrestimet u realizuan në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Mozaik 2026”, në bashkëpunim me Europolin dhe policitë e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi, Sllovenisë dhe Kroacisë.
Gjatë kontrolleve në pesë lokacione, policia sekuestroi telefona celularë, laptopë, pajisje USB, karta memorieje dhe pajisje të tjera elektronike që mund të shërbejnë si prova.
Lexo edheAksion i policisë në Kosovë: Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucionTë arrestuarit dyshohen për veprën penale të shfrytëzimit të fëmijëve për pornografi
Më shumë për këtë
MPB paralajmëron për grupin e rrezikshëm “764”: Shënjestron fëmijët përmes rrjeteve sociale, apel për prindëritMaqedoni · 12 orë më parë
Aksion policor në Çegran: Sekuestrohet drogë, tre të arrestuar – tentuan të shtypin policët me BMWMaqedoni · 1 javë më parë
Skandal: I dyshuari për dhunë ndaj 21-vjeçares arratiset nga stacioni policor përmes dritares!Maqedoni · 5 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












