Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Zjarrfikësit e Tetovës apelojnë për kujdes nga erërat e forta, Avni Ameti: Shmangni qëndrimin pranë pemëve dhe objekteve të pasigurta

Zjarrfikësit e Tetovës apelojnë për kujdes nga erërat e forta, Avni Ameti: Shmangni qëndrimin pranë pemëve dhe objekteve të pasigurta

Komandanti i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë, Avni Ameti, u ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar për shkak të erërave të forta që po fryjnë në qytet dhe rrethinë, përcjell tetova1

Përmes një njoftimi, Ameti ka kërkuar nga qytetarët që të shmangin parkimin e automjeteve dhe qëndrimin pranë pemëve të larta, objekteve të pasigurta dhe konstruksioneve që mund të dëmtohen apo të rrëzohen si pasojë e erës.

Ai gjithashtu ka rekomanduar që të sigurohen sendet e lëvizshme në ballkone, oborre dhe hapësira të hapura, ndërsa qytetarët të tregojnë kujdes të veçantë pranë shtyllave elektrike, çative, tendave dhe reklamave.

Sipas Ametit, Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë është në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo situatë emergjente.

Lexo edheZjarrfikësit e Bogovinës dhe Vrapçishtit në aksion pas erërave të forta, qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes

Ai ka theksuar se parandalimi dhe kujdesi i qytetarëve janë të rëndësishëm për të shmangur incidentet dhe pasojat e mundshme nga moti me erëra të forta.

Apeli i plotë:

“🚨 APEL PËR KUJDES – ERËRA TË FORTA NË TETOVË

Njësia Territoriale Kundër Zjarrit – Tetovë u bën apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, për shkak të erërave me intensitet të lartë që po fryjnë në qytetin tonë.

Për të shmangur situatat e rrezikshme dhe për të mbrojtur sigurinë personale dhe atë të të tjerëve, rekomandojmë:

▪️ Shmangni qëndrimin dhe parkimin e automjeteve pranë pemëve të larta dhe objekteve të pasigurta.

▪️ Tregoni kujdes pranë shtyllave elektrike, çative, tendave, reklamave dhe konstruksioneve që mund të dëmtohen apo të rrëzohen nga era.

▪️ Siguroni objektet e lëvizshme në ballkone, oborre dhe hapësira të hapura.

▪️ Shmangni daljet e panevojshme dhe qëndrimin në hapësira të ekspozuara ndaj erërave të forta.

Njësia Territoriale Kundër Zjarrit – Tetovë është në gatishmëri për të reaguar në çdo situatë emergjente.

Apelojmë për përgjegjësi dhe kujdes nga të gjithë! Një veprim i vogël parandalues mund të shmangë pasoja të mëdha.

📞 Në rast rreziku ose situate emergjente, kontaktoni shërbimet kompetente.

Siguria e qytetarëve është prioriteti ynë!”/tetova1.mk

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme