Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të takohet këtë të premte në Paris me ish-zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. Takimi zhvillohet në një kohë kur marrëdhëniet mes Francës dhe administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, janë shoqëruar nga mosmarrëveshje për çështje të rëndësishme ndërkombëtare.
Presidenca franceze konfirmoi të enjten se Macron do të mirëpresë Harris në kryeqytetin francez, pas një kërkese të bërë prej saj. Megjithatë, Pallati Elysee sqaroi se bëhet fjalë për një takim të shkurtër, me karakter ceremonial, dhe jo për një vizitë zyrtare dypalëshe. Në takim do të jetë i pranishëm edhe bashkëshorti i Harris, Doug Emhoff.
Lexo edheTrump shfaqet i lodhur gjatë fjalimit të Xi Jinping në samitin e APEC-ut, momenti kur presidenti shfaqet me sy mbyllurSipas asaj që një përfaqësues i presidencës franceze i tha Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP), takimi do të ketë kohëzgjatje të kufizuar. Elysee bëri të ditur gjithashtu se Macron zhvillon herë pas here takime të tilla me kërkesë të ish-udhëheqësve ose figurave politike.
Më shumë për këtë
Pakt i papritur mes tre superfuqive! Çfarë fshihet pas takimit Trump–Putin–Xi: Këto janë 4 pikat që u morën veshLajme · 1 ditë më parë
Merz paralajmëron Trump për takimin me Putinin në Kinë: Mos përsëritni skenarin e AlaskësLajme · 5 ditë më parë
Uashingtoni sinjalizon uljen maksimale të tensioneve në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka marrë fund ushtarakishtLajme · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












