Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Në një moment tensionesh me Trump, Macron pret Kamala Harris në Paris

Në një moment tensionesh me Trump, Macron pret Kamala Harris në Paris

Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të takohet këtë të premte në Paris me ish-zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. Takimi zhvillohet në një kohë kur marrëdhëniet mes Francës dhe administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, janë shoqëruar nga mosmarrëveshje për çështje të rëndësishme ndërkombëtare.

 

Presidenca franceze konfirmoi të enjten se Macron do të mirëpresë Harris në kryeqytetin francez, pas një kërkese të bërë prej saj. Megjithatë, Pallati Elysee sqaroi se bëhet fjalë për një takim të shkurtër, me karakter ceremonial, dhe jo për një vizitë zyrtare dypalëshe. Në takim do të jetë i pranishëm edhe bashkëshorti i Harris, Doug Emhoff.

 

Lexo edheTrump shfaqet i lodhur gjatë fjalimit të Xi Jinping në samitin e APEC-ut, momenti kur presidenti shfaqet me sy mbyllur

Sipas asaj që një përfaqësues i presidencës franceze i tha Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP), takimi do të ketë kohëzgjatje të kufizuar. Elysee bëri të ditur gjithashtu se Macron zhvillon herë pas here takime të tilla me kërkesë të ish-udhëheqësve ose figurave politike.

Më shumë për këtë

Pakt i papritur mes tre superfuqive! Çfarë fshihet pas takimit Trump–Putin–Xi: Këto janë 4 pikat që u morën veshLajme · 1 ditë më parëMerz paralajmëron Trump për takimin me Putinin në Kinë: Mos përsëritni skenarin e AlaskësLajme · 5 ditë më parëUashingtoni sinjalizon uljen maksimale të tensioneve në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka marrë fund ushtarakishtLajme · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme