Presidenti amerikan, Donald Trump, u tha udhëheqësve evropianë se presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe është i gatshëm të arrijë një marrëveshje për përfundimin e saj.
Sipas medias amerikane “Axios”, Trump i bëri këto komente gjatë një bisede telefonike me liderët evropianë, ndërsa ata po zhvillonin një takim në Berlin me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, si dhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Putini dëshiron t’i japë fund luftës, dëshiron që marrëveshja të arrihet dhe po lodhet nga kjo situatë”, tha Trump.
Gjatë bisedës, presidenti amerikan u bëri thirrje udhëheqësve evropianë, të komunikojnë drejtpërdrejt me kreun e Kremlinit, duke sugjeruar që kancelari gjerman Friedrich Merz të kontaktojë Putinin, për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje.
Lexo edheTrump: Putin po tërhiqet përballë Ukrainës! Sinqerisht, ai mund të ishte më i ashpërTrump shprehu gjithashtu bindjen se Putini është i gatshëm të negociojë dhe se edhe Zelensky mund të luajë rol në arritjen e një marrëveshjeje.
Deklaratat e Trump vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përpiqen të ndërmjetësojnë një marrëveshje për përfundimin e luftës, ndërsa vendet evropiane kërkojnë të sigurojnë që çdo zgjidhje të mos vendoset pa pjesëmarrjen e Ukrainës dhe pa marrë parasysh interesat e sigurisë së Evropës.
Megjithatë, deklarata e Trump për gatishmërinë e Putinit për paqe nuk përputhet plotësisht me qëndrimet e fundit publike të presidentit rus.
Pas takimit me Trump dhe presidentin kinez, Xi Jinping në Shenzhen, Putini deklaroi se sulmet ukrainase ndaj urës strategjike, që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar, e bënin të pamundur rifillimin e negociatave për një armëpushim të kufizuar në sektorin energjetik dhe në transportin në Detin e Zi. përcjell Zhurnal.mk .
Më shumë për këtë
Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të TrumpLajme · 1 javë më parë
Trump: SHBA-ja nuk ka nevojë për ndihmë nga Kina apo Rusia për t’i dhënë fund luftës me IraninLajme · 1 ditë më parë
Goditja që mund ta çojë Putinin drejt negociatave, Ukraina shënjestron urën e KrimesëLajme · 3 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












