Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair 2026”, e cila bashkon studentë dhe ekipe universitare nga Shkupi, Tetova, Prishtina, Tirana dhe Vlora. Në këtë ngjarje sportive, e cila do të zhvillohet gjatë dy ditëve, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili theksoi rëndësinë e sportit si mundësi për bashkëpunim, njohje dhe forcim të lidhjeve ndërmjet të rinjve nga trevat shqiptare.
“Investimet në sport dhe në hapësirat publike u shërbejnë të rinjve tanë çdo ditë dhe na japin mundësinë të mirëpresim gara që e bëjnë Shkupin pikë takimi për studentët shqiptarë. Kjo Universiadë dëshmon rëndësinë e krijimit të kushteve dhe mundësive që të rinjtë të stërviten, të garojnë dhe të përfaqësojnë universitetet dhe qytetet e tyre. Përtej rezultateve sportive, synimi ynë është që këto takime të krijojnë miqësi dhe bashkëpunime afatgjata”, theksoi Mexhiti.
Kryetari Mexhiti shprehu mirënjohje për Universitetin “Nënë Tereza” dhe Këshillin Organizativ për organizimin e Universiadës, si dhe për universitetet dhe federatat pjesëmarrëse nga Kosova dhe Shqipëria. Ai nënvizoi se ky organizim përbën një mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit ndëruniversitar dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta sportive gjatë vitit, duke afirmuar Çairin dhe Shkupin si hapësira të rëndësishme të takimit dhe bashkëpunimit rinor.
Më shumë për këtë
Mexhiti: BDI i hapi rrugë depërtimit të “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut përmes politikës, nëntokës dhe bankaveMaqedoni · 1 javë më parë
Sot takimi Mickoski – Kasami – Mexhiti në Qeveri: Çka do të bisedohet?!Maqedoni · 1 javë më parë
Alarm në Universitetin e Tetovës: Ish-studenti kërcënon me shkrim dekanin dhe profesorët, policia ngre kallëzim penal!Maqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












