Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup, ku një veturë ka goditur një grua 69-vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 20 nëntor 2026, rreth orës 09:50, në SPB Shkup është raportuar se një automjet kishte goditur S.S. (69) nga Shkupi dhe drejtuesi ishte larguar pa qëndruar në vendin e aksidentit.
Gruaja ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Institucionin Shëndetësor Publik “Shën Naum i Ohrit” në Shkup.
Në vendin e ngjarjes ka kryer këqyrje një ekip i SPB Shkup, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e shoferit që u largua pas aksidentit.
Më shumë për këtë
Shoferi nga Tetova përplasi me makinë një grua 56-vjeçare, duke e lënduar rëndëMaqedoni · 4 ditë më parë
40 vjeçari rrezikon të mbeter pa veturë, kapet duke vozitur pa patentë shoferiMaqedoni · 2 ditë më parë
Nga e diela, gjobë prej 45 eurosh për shoferët – Ja çfarë pajisjesh dimërore duhet të keni në veturëMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












