Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Gjendet trupi i pajetë i një burri në moshë të re afër Smilkovcit në Shkup, ja detajet

Gjendet trupi i pajetë i një burri në moshë të re afër Smilkovcit në Shkup, ja detajet

Trupi i pajetë i një burri është gjetur mëngjesin e sotëm pranë mbikalimit afër fshatit Smilkovc të Shkupit. Trupi është vërejtur në afërsi të një automjeti, ndërsa për momentin nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur vdekja.

 

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se rasti është raportuar në SPB Shkup në orën 06:15, pasi ishte vërejtur një person pa shenja jete, transmeton portali Lideri.mk.

 

Lexo edhePolicia me detaje për trupin e pajetë te qarkorja e Shkupit, u gjet me një plagë në këmbë

Në vendin e ngjarjes, rreth orës 06:00, ka mbërritur edhe një ekip i Ndihmës së Shpejtë, i cili ka konstatuar vdekjen.

 

Në vendngjarje ka kryer inspektim edhe një prokuror publik, ndërsa institucionet kompetente po ndërmarrin masa për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të zbardhur rastin.

 

” ”

Sipas informacioneve jozyrtare, bëhet fjalë për një burrë 38-vjeçar, banor i një vendbanimi në rajonin e Shkupit.

 

Deri më tani nuk ka informacione për rrethanat në të cilat ka ndodhur vdekja, si dhe nëse në trupin e tij janë vërejtur shenja të dukshme dhune apo lëndime.

 

Më shumë detaje pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të inspektimit dhe veprimeve të institucioneve kompetente./Lideri

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme