Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Zjarr në garazhin e “KAM Mall” në Shkup, evakuohen vizitorët pas përhapjes së tymit

Zjarr në garazhin e “KAM Mall” në Shkup, evakuohen vizitorët pas përhapjes së tymit

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në garazhin nëntokësor të qendrës tregtare “KAM Mall”, në lagjen “Gjorçe Petrov” të Shkupit, duke shkaktuar përhapjen e tymit të dendur në objekt.

Sipas informacioneve të publikuara, pas shpërthimit të zjarrit janë aktivizuar alarmet kundër zjarrit, ndërsa vizitorët janë evakuuar për arsye sigurie.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit dhe pjesëtarë të policisë, të cilët kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës. Policia ka asistuar gjithashtu në nxjerrjen e automjeteve nga garazhi nëntokësor.

Sipas dëshmitarëve, automjeti i përfshirë nga flakët është i tipit “Fiat Punto”, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të panjohura.

Lexo edheZjarr pranë Bit Pazarit në Shkup, përfshihen nga flakët hapësirat e një magazine

Deri në këto momente nuk ka informacione për persona të lënduar. Priten të dhëna shtesë nga institucionet kompetente lidhur me rrethanat e incidentit.

Më shumë për këtë

Zjarr i madh në Shkup, shtatë automjete zjarrfikëse dhe 19 zjarrfikës në aksionMaqedoni · 3 ditë më parëZjarr i ri në Bit Pazar të Shkupit, kësaj radhe digjet një “Audi”Maqedoni · 6 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme