Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Aplikacioni “TVSH-ja Ime” sërish në funksion, qytetarët mund të vazhdojnë skanimin e kuponëve fiskalë

Aplikacioni “TVSH-ja Ime” sërish në funksion, qytetarët mund të vazhdojnë skanimin e kuponëve fiskalë

Aplikacioni “TVSH-ja Ime” është rikthyer në funksion, pasi institucionet kompetente kanë zgjidhur problemin teknik që bëri që shërbimi të ishte përkohësisht i paarritshëm gjatë ditës së sotme, përcjell tetova1

Qytetarët tashmë mund të vazhdojnë me skanimin e kuponëve fiskalë për të përfituar rimbursimin e një pjese të TVSH-së së paguar. Konfirmimi për rikthimin e shërbimit erdhi rreth dy orë pas njoftimit të parë për ndërprerjen.

“Ju njoftojmë se problemi teknik me shërbimin ‘TVSH-ja Ime’ është tejkaluar dhe shërbimi është sërish në funksion. Ju falënderojmë për durimin dhe mirëkuptimin”, njoftuan nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP).

Më herët, nga ky institucion kishin bërë të ditur se po punohej për eliminimin e problemit dhe rikthimin e shërbimit në afatin më të shkurtër të mundshëm. Megjithatë, shkaku i ndërprerjes teknike nuk është bërë i ditur.

Lexo edheTetova drejt digjitalizimit të plotë, shërbime moderne dhe zgjidhje inteligjente për qytetarët

Për qytetarët që nuk kanë arritur t’i skanojnë kuponët fiskalë gjatë kohës kur aplikacioni ishte jashtë funksionit, mbetet në fuqi afati ligjor prej 10 ditësh nga data e lëshimit të kuponit. Nga DAP kanë sqaruar edhe në raste të mëparshme se kuponët që janë ende brenda këtij afati mund të skanohen pas rikthimit të shërbimit. Deri tani nuk është paralajmëruar zgjatje e afatit.

Ndërkohë, nuk ka ndonjë njoftim të ri zyrtar se ndërprerja e sotme ka ndikuar në pagesën e rimbursimit të TVSH-së për muajt korrik, gusht dhe shtator, afati ligjor për të cilin përfundon në fund të nëntorit./tetova1.mk

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme