Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Trump: Sulmet iraniane me dronë dhe raketa kanë arritur nivelin më të lartë në një vit

Trump: Sulmet iraniane me dronë dhe raketa kanë arritur nivelin më të lartë në një vit

Irani ka lëshuar më shumë dronë dhe raketa gjatë javës së fundit, se në çdo periudhë tjetër të vitit të kaluar, deklaroi dje në mbrëmje presidenti amerikan Donald Trump.

“Mos u shqetësoni, të gjithë janë rrëzuar dhe nuk kanë shkaktuar asnjë dëm”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.

Sulmet ndaj anijeve cisternë me naftë në Ngushticën e Hormuzit, janë shtuar gjithashtu kohët e fundit, ndërsa Teherani dyshohet se qëndron pas tyre. Edhe Bahreini, shteti i Gjirit Persik, ku ndodhen baza ushtarake amerikane, është bërë vazhdimisht objekt i sulmeve iraniane.

Ngushtica e Hormuzit, një rrugë detare jetike për furnizimin global me energji, është kthyer në një pikë të nxehtë përplasjesh mes Uashingtonit dhe Teheranit, që prej nisjes së luftës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kundër Iranit në fund të shkurtit.

Lexo edheIrani sulmon me dronë sistemin e radarit ushtarak amerikan në Bahrein

Sulmet e fundit kanë shtuar shqetësimet për një përshkallëzim të ri të konfliktit në rajon.

Më shumë për këtë

Irani kërcënon bazat amerikane në Europë, raketat balistike mund të arrijnë deri në Britaninë e MadheLajme · 1 javë më parë“Miqësia” Trump-Putin trazon SHBA-në, kreu i inteligjencës amerikane: Nuk është miku ynë!Lajme · 18 orë më parëIrani kërcënon SHBA-në me sulme raketore: Jemi me gishtin në këmbëz, Trump nuk ka më asnjë ndikimLajme · 3 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme