Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Vëllai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi mashtruar, jam kthyer nga Kroacia sepse kam menduar se është i sëmurë

Vëllai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi mashtruar, jam kthyer nga Kroacia sepse kam menduar se është i sëmurë

Gëzim Azemi, vëllai i Endrit Azemit, është deklaruar publikisht një ditë pas arrestimit të familjarit të tij, i cili dyshohet se kishte mashtruar qytetarët duke u shtirur si i sëmurë rëndë.

Në një paraqitje në emisionin “N’frekuencë” në ATV, Gëzim Azemi ka thënë se edhe familjarët e tij kanë besuar se Endriti ishte i sëmurë.

“Qysh është mashtruar një shqiptari, jemi mashtruar edhe ne”, ka deklaruar ai.

Azemi ka treguar se ishte kthyer nga Kroacia, pasi kishte besuar se familjari i tij vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lexo edheAlarm: Mashtruesit përdorin emrin e “Safe City”, qytetarëve u dërgojnë gjoba të rreme!

“Unë jam kthyer nga Kroacia sepse kam menduar si të gjithë që ai është i sëmurë; e kam ndjerë obligim”, ka thënë ai.

Endrit Azemi u arrestua nën dyshimin se kishte mashtruar qytetarë duke pretenduar se ishte i sëmurë rëndë.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme