Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë: Kishte arsye humanitare bindëse për vizitën

Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë: Kishte arsye humanitare bindëse për vizitën

Gjykata Speciale bëri të ditur dje pas orës 17:00 se Jakup Krasniqi është kthyer në burg në Hagë pas vizitës në Kosovë.

Specialja përmendi se vizita e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u lejua nga Trupi Gjykues për “arsye humanitare bindëse. Gruaja e tij, siç u bë e ditur këto ditë, është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Jakup Krasniqi u kthye sot në Hagë pas vizitës së urdhëruar nga Trupi Gjykues për arsye humanitare bindëse”, shkruan Gjykata në web-faqen zyrtare.

“Kjo ishte vizita e pesëmbëdhjetë nga një i paraburgosur në Kosovë deri më sot, e urdhëruar nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara për arsye humanitare dhe e organizuar nga gjykata”, thuhet aty.

Më shumë për këtë

Familja e Jakup Krasniqit falënderon të gjithë për solidaritetin dhe mbështetjenLajme · 21 orë më parë“Hyn mrena”: Incident te shtëpia e Jakup Krasniqit, raportohet se pjesëtari i EULEX-it ia drejtoi armën një familjari të tijLajme · 2 ditë më parëPërfundon vizita e Jakup Krasniqit, EULEX-i largohet nga shtëpia e tijLajme · 4 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme