Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE paralajmëron tri masa për të rinjtë. Të paktën 10 për qind e sipërfaqes së banimit në objektet e reja të banimit të dedikohet për çiftet e reja të martuara deri në moshën 35-vjeçare, me çmime të paktën 20 për qind më të ulëta se ato të tregut; lirimi i plotë nga taksat komunale për çiftet e reja që do të ndërtojnë shtëpi dhe vendosja e kartelës studentore me zbritje prej të paktën 20 për qind për produkte dhe shërbime.
Siç njoftojnë nga partia, masat synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës për të rinjtë, lehtësimin e zgjidhjes së çështjes së banimit dhe rritjen e mbështetjes financiare për studentët.
Masa e parë parasheh që të paktën 10 për qind e sipërfaqes së banimit në objektet e reja të dedikohet për çiftet e reja të martuara deri në moshën 35-vjeçare, me çmime të paktën 20 për qind më të ulëta se ato të tregut. Ky detyrim do të rregullohet me ligj, ndërsa kompanitë ndërtimore do të duhet ta përmbushin atë për të marrë leje ndërtimi.
Masa e dytë parasheh lirimin e plotë nga taksat komunale për çiftet e reja të martuara deri në moshën 35-vjeçare që vendosin të ndërtojnë shtëpinë e tyre. Edhe kjo masë do të rregullohet me ligj dhe do të vlejë në të gjithë territorin e shtetit.
Lexo edheBFI-ja njofton se ka marrë lejen për ndërtimin e objektit të ri administrativ pranë Kalasë së ShkupitMasa e tretë u dedikohet studentëve dhe parasheh vendosjen e një kartele studentore në kuadër të aplikacionit M-Shërbime, përmes së cilës ata do të përfitojnë çmime të paktën 20 për qind më të ulëta për ushqimin studentor, por edhe për një sërë produktesh dhe shërbimesh të tjera.
Nga VMRO-DPMNE theksojnë se me modelin e ri, mbështetja për studentët nuk do të kufizohet vetëm në harmonizimin e racionit studentor me inflacionin dhe shpenzimet e jetesës, por do të zgjerohet me përfitime shtesë për uljen e shpenzimeve të përditshme.
“Këto tri masa janë pjesë e përcaktimit të VMRO-DPMNE-së për të ofruar zgjidhje konkrete për nevojat reale të të rinjve, në vend që politika të reduktohet në premtime boshe dhe mbështetje deklarative. Qëllimi ynë është që të rinjtë të kenë kushte për të krijuar familje, për të siguruar një shtëpi të tyren, për t’u arsimuar dhe për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e partisë.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












