Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar anulimin e Vendimit për themelimin e Zonës zhvillimore turistike “Saraj – Liqeni i Treskës”, duke hapur rrugën për zgjidhjen e çështjes së pronësisë dhe kthimin e plotë të kësaj hapësire në administrimin e Komunës së Sarajit.

Vendimi është miratuar në seancën e 232-të të Qeverisë të mbajtur më 24 nëntor 2026 në pikën 41 të rendit të ditës.

Me anulimin e vendimit të mëparshëm, largohet një nga pengesat kryesore administrative që për vite me radhë e ka mbajtur të bllokuar çështjen e Liqenit të Treskës.

Sipas numrit një të komunës, Muhamet Elmazi, ky zhvillim përbën një moment të rëndësishëm për Komunën e Sarajit dhe qytetarët e saj, pasi Liqeni i Treskës paraqet një potencial të madh për zhvillimin turistik, ekonomik dhe rekreativ të kësaj zone.

“Ky është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për Sarajin, pasi një hapësirë me potencial të madh zhvillimor dhe turistik më në fund i kthehet komunës dhe qytetarëve të saj.

Pas vitesh të tëra pritjeje dhe pengesash administrative, po krijohen kushtet që Liqeni i Treskës të marrë një perspektivë të re zhvillimore, në funksion të interesit të qytetarëve”, ka thënë Elmazi.

Ai e ka cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së një çështjeje që për vite me radhë ka mbetur pezull.

“Një tjetër çështje e rëndësishme e mbetur pezull për vite me radhë po merr zgjidhje!“, ka nenvizuar Elmazi.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme