Moti sot do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme. Në fund të ditës dhe gjatë natës, në pjesët perëndimore të vendit priten reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe më i ftohtë, me vranësira të pakta deri mesatare dhe erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.
Lexo edheDimri po troket: Acari, reshje të dendura dhe borë gjatë fundjavësNë ditët në vijim, temperaturat e mëngjesit në të gjithë vendin do të zbresin nën zero, ndërsa vranësirat do të shtohen gradualisht.
Deri të dielën pritet mot kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat në disa zona do të jenë më të dendura, me mbi 30 litra për metër katror brenda 24 orëve.
Të enjten do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi verilindor, ndërsa gjatë fundjavës, për shkak të ftohjes së mëtejshme, priten reshje shiu dhe bore.
Më shumë për këtë
Paradite reshje shiu e më pas kthjellime, priten erëra të forta deri në 80 km/hMaqedoni · 5 ditë më parë
Mot i ndryshueshëm, pasdite në disa vende priten reshje shiuMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












