Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Sulmet izraelite nuk ndalen në Gaza, 19 palestinezë të vr’arë dhe 48 të plagosur, pavarësisht armëpushimit

Sulmet izraelite nuk ndalen në Gaza, 19 palestinezë të vr’arë dhe 48 të plagosur, pavarësisht armëpushimit

Të paktën 19 palestinezë raportohet se kanë humbur jetën dhe 48 të tjerë janë plagosur në të gjithë Rripin e Gazës gjatë 48 orëve të fundit, njoftoi të enjten Ministria e Shëndetësisë, pavarësisht armëpushimit.

Në një deklaratë, ministria bëri të ditur se 18 palestinezë u vranë nga sulmet e reja izraelite, ndërsa një tjetër ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra më herët.

Gjatë së njëjtës periudhë, 48 palestinezë të tjerë u plagosën, shtoi ministria.

Ministria bëri të ditur se numri i viktimave nga sulmet izraelite që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit, më 11 tetor 2025, është rritur në 1,705, ndërsa 6,163 persona të tjerë janë plagosur.

Lexo edheKolonët izraelitë sulmojnë 4 fshatra palestinezë në Bregun Perëndimor, digjen vetura dhe dëmtohen kamionë

Ajo shtoi se gjatë së njëjtës periudhë janë nxjerrë nga rrënojat trupat e 851 palestinezëve.

Sipas ministrisë, numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë nga lufta gjenocidale e Izraelit në Gaza, e cila filloi në tetor 2023, ka arritur në 74,772, ndërsa 176,298 persona janë plagosur./AA

Më shumë për këtë

Maqedonia në krah të SHBA-së dhe Izraelit kundër mbështetjes për refugjatët palestinezëMaqedoni · 1 javë më parëIzraeli drejt një qeverie të re? Gadi Eisenkot përgatit koalicionin, synon ta çojë për votim në parlament brenda 48 orëveLajme · 3 ditë më parëTanket izraelite hyjnë në zonat e kontrolluara nga Hamasi në Gaza, operacioni i parë që nga armëpushimi i vitit 2025Lajme · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme