Të paktën 19 palestinezë raportohet se kanë humbur jetën dhe 48 të tjerë janë plagosur në të gjithë Rripin e Gazës gjatë 48 orëve të fundit, njoftoi të enjten Ministria e Shëndetësisë, pavarësisht armëpushimit.
Në një deklaratë, ministria bëri të ditur se 18 palestinezë u vranë nga sulmet e reja izraelite, ndërsa një tjetër ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra më herët.
Gjatë së njëjtës periudhë, 48 palestinezë të tjerë u plagosën, shtoi ministria.
Ministria bëri të ditur se numri i viktimave nga sulmet izraelite që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit, më 11 tetor 2025, është rritur në 1,705, ndërsa 6,163 persona të tjerë janë plagosur.
Lexo edheKolonët izraelitë sulmojnë 4 fshatra palestinezë në Bregun Perëndimor, digjen vetura dhe dëmtohen kamionëAjo shtoi se gjatë së njëjtës periudhë janë nxjerrë nga rrënojat trupat e 851 palestinezëve.
Sipas ministrisë, numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë nga lufta gjenocidale e Izraelit në Gaza, e cila filloi në tetor 2023, ka arritur në 74,772, ndërsa 176,298 persona janë plagosur./AA
Më shumë për këtë
Maqedonia në krah të SHBA-së dhe Izraelit kundër mbështetjes për refugjatët palestinezëMaqedoni · 1 javë më parë
Izraeli drejt një qeverie të re? Gadi Eisenkot përgatit koalicionin, synon ta çojë për votim në parlament brenda 48 orëveLajme · 3 ditë më parë
Tanket izraelite hyjnë në zonat e kontrolluara nga Hamasi në Gaza, operacioni i parë që nga armëpushimi i vitit 2025Lajme · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












