Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri gjatë një feste për zbulimin para lindjes së foshnjës (baby shower), të shtunën në mbrëmje, në qytetin Parma të shtetit amerikan Ohajo, njoftoi policia lokale.
Departamenti i Policisë së Parmës iu përgjigj një thirrjeje për një incident me disa viktima në bllokun 5300 të rrugës Ridge.
Zëdhënësi i policisë së Parmës, Scott Traxler, u tha mediave lokale se të shtënat me armë zjarri shpërthyen brenda ambienteve të eventeve “Pandora’s Magical Events Venue’, gjatë një feste para lindjes së foshnjës, shkruan AA.
Sipas policisë, konflikti ka ndodhur mes një 19-vjeçari, i identifikuar si babai i fëmijës që pritet të lindë, dhe një burri 29-vjeçar, raportoi televizioni WJW, filial i rrjetit FOX.
Lexo edheTragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima dhe pesë të plagosur, mes viktimave edhe 34-vjeçarja nga TetovaSi pasojë e incidentit, kanë humbur jetën 19-vjeçari, një burrë 45-vjeçar, babai i nënës së foshnjës, si dhe një vajzë 17-vjeçare.
Një grua tjetër 39-vjeçare ka pësuar plagë në këmbë, e cila nuk konsiderohet kërcënuese për jetën.
Burri 29-vjeçar është arrestuar.
Autoritetet ende nuk i kanë bërë publike emrat e tre viktimave.
Më shumë për këtë
Tragjedi në Kroaci: Humb jetën 33-vjeçari nga Maqedonia gjatë punës në hekurudhëMaqedoni · 4 ditë më parë
Tragjedi në Itali, humb jetën 47-vjeçari Vehap Deari nga Dëbërca e TetovësMaqedoni · 1 javë më parë
Tragjedi në Negotinë: Bie nga çatia e stallës, humb jetën 46-vjeçariMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












