Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Tensione në Shkup, policia ndalon qytetarët shqiptarë me flamurin kombëtar, ja detajet

Tensione në Shkup, policia ndalon qytetarët shqiptarë me flamurin kombëtar, ja detajet

Gjatë festimeve të 28 Nëntorit në Shkup, qytetarë shqiptarë janë ndaluar nga pjesëtarë të policisë, të cilët u kanë kërkuar dokumentet personale për kontroll.

Sipas informacioneve dhe fotografive që ka siguruar redaksia e TetovaSot, policia ka ndaluar disa qytetarë shqiptarë që mbanin flamurin kombëtar shqiptar, duke kryer kontrolle të dokumenteve të tyre.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së sotme, në kohën kur shqiptarët në Shkup po festonin Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin, me aktivitete të ndryshme festive dhe me flamuj kuqezi.Kujtojmë se festa në Shkup u përqendrua kryesisht në sheshin “Skënderbeu”, ku qytetarë të shumtë u mblodhën për të shënuar 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Deri në këto momente nuk ka një sqarim zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me arsyet e ndalimit dhe kontrolleve ndaj qytetarëve.

Më shumë për këtë

Bekim Sali: Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit! Zoti e bekoftë kombin shqiptar!Maqedoni · 9 orë më parëQytetarët të kontrollojnë llogaritë bankare: Deri më 30 nëntor pritet kthimi i TVSH-së!Maqedoni · 2 javë më parëAli Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz: “Nëna Shqiptare”, simbol i identitetit dhe krenarisë kombëtare!Maqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme