Shoqata “Te Berza” nga Kërçova ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke bërë të ditur se, sipas saj, policia ka ngritur aktakuzë ndaj anëtarëve të shoqatës me arsyetimin se kanë vendosur flamurin e Shqipërisë.
Në reagimin e saj, shoqata kundërshton këtë veprim, duke theksuar se flamuri shqiptar nuk mund të konsiderohet i huaj në trojet shqiptare. Ajo ka shprehur pakënaqësinë edhe përmes një gjuhe të ashpër ndaj atyre që, sipas saj, nuk e pranojnë identitetin kombëtar shqiptar.
Njoftimi i plotë:
“Policia ka ngritur aktakuzë ndaj nesh me arsyetimin se kemi vendosur flamurin e një shteti të huaj (Shqipërisë).
Por JO, ne jemi në tokat tona.
Shqiponja nuk është e huaj në trojet e veta! 🇦🇱
Ju jeni një grusht njerëzish pa komb, histori, identitet e të asimiluar.”
Shkruan Shoqata “Te Berza” në Facebook.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












