Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kujtohet vepra e hoxhë Nexhmedin Bajramit: Kosovën e promovonte edhe në vitet e okupimit

Kujtohet vepra e hoxhë Nexhmedin Bajramit: Kosovën e promovonte edhe në vitet e okupimit

Një kujtim i veçantë rikthen në vëmendje veprën dhe përkushtimin e hoxhë Nexhmedin Bajramit nga Kumanova, i cili edhe gjatë viteve të ’90-ta, në kohën kur Kosova ende nuk ishte çliruar, shprehte hapur dashurinë dhe krenarinë për atdheun.

Gjatë studimeve në vendet arabe, ai kishte përgatitur një tabelë me mbishkrimin “Republika e Kosovës” në tri gjuhë. Në një kohë kur Kosova përballej me okupimin, kjo tabelë u bë simbol krenarie për studentët shqiptarë, të cilët mblidheshin pranë saj.

Sot, ky gjest mbetet një dëshmi e guximit, vizionit dhe dashurisë së hoxhë Nexhmedin Bajramit për Kosovën dhe kombin shqiptar. Një vepër që dëshmon se dashuria për atdheun nuk njeh kufij dhe se identiteti kombëtar ruhet e kultivohet në çdo kohë dhe në çdo vend.

Në këtë 28 Nëntor, Ditën e Flamurit, kujtimi për të merr një domethënie të veçantë.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme

·28 Nën

Tërmet në Maqedoni

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin e vendit dhe të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik…

Tërmet në Maqedoni