Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Me pistolet nën kërcënim grabiti gati 790 mijë denarë në kazino të Shkupit, policia në shtëpinë e tij gjeti vetëm 300 mijë

Me pistolet nën kërcënim grabiti gati 790 mijë denarë në kazino të Shkupit, policia në shtëpinë e tij gjeti vetëm 300 mijë

Grabitja ndodhi më 18 nëntor, ndërsa gjatë bastisjes së kryer tetë ditë më vonë policia gjeti një pjesë të parave dhe veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë veprës.Një 50-vjeçar është denoncuar penalisht për grabitjen e një kazinoje në Shkup, ku nën kërcënimin e armës së zjarrit kishte marrë 789.600 denarë.

 

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, grabitja ishte kryer më 18 nëntor, rreth orës 05:55, në një kazino në bulevardin „Partizanski Odredi“ në Shkup.

 

Lexo edheKërcënonte se do t’i digjte vajzën dhe mbesën dhe hodhi benzinë në shtëpi – kërkohet paraburgim për një 54-vjeçar në Kumanovë

Pas hetimeve dhe masave të ndërmarra nga policia e Karposhit, më 26 nëntor, në orën 06:00, me urdhër të Gjykatës Themelore Penale në Shkup, është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat e tjera të D.K. (50), si dhe në automjetin e tij „Toyota“ me targa të Shkupit.

 

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur rreth 300.000 denarë, dy maska të zeza dhe veshje të tjera.

 

Për të dyshuarin është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup.

Më shumë për këtë

Çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit në unazën e Shkupit? Detaje të reja për vdekjen e dyshimtë të 38 vjeçaritMaqedoni · 7 ditë më parë40 vjeçari nga Tetova, nën kërcënimin e thikës i merr portofolin një gruas 55 vjeçareMaqedoni · 22 orë më parëTmerr në „Higjiena Komunale“: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefitMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme