Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Qeveri me rotacion në Izrael, Netanyahu i ofron Eisenkot-it postin e kryeministrit në fazën e parë të mandatit

Qeveri me rotacion në Izrael, Netanyahu i ofron Eisenkot-it postin e kryeministrit në fazën e parë të mandatit

Kryeministri izraelit shpreh gatishmërinë për t’ia lënë drejtimin e qeverisë liderit të partisë Yashar në fazën e parë të mandatit dhe kërkon nisjen e menjëhershme të negociatave.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur propozimin për formimin e një qeverie të unitetit kombëtar, duke shprehur për herë të parë gatishmërinë që Gadi Eisenkot të marrë fillimisht drejtimin e ekzekutivit.

“Jam i gatshëm të pranoj që Gadi Eisenkot të bëhet fillimisht kryeministër, ndërsa unë të marr detyrën e kryeministrit alternativ”, deklaroi Netanyahu.

Propozimi parashikon rotacionin në postin e kryeministrit gjatë mandatit qeverisës.

Lexo edhePërfundon takimi i bllokut të udhëhequr nga Eisenkot, hidhet poshtë ideja e një qeverie nën drejtimin e Netanyahut

Në një postim të gjatë në platformën X, Netanyahu shpjegoi se synimi i tij është të parandalojë formimin e një qeverie që, sipas tij, nuk do të ishte në gjendje të përballonte kërcënimet ndaj sigurisë së vendit.

“Përballë seriozitetit të rrezikut ekzistencial dhe mundësisë së formimit të një qeverie të paaftë për ta përballuar atë, përgjegjësia ime si udhëheqës më detyron të lë mënjanë gjithçka, përfshirë parimin e përparësisë së partisë më të votuar”, deklaroi Netanyahu.

Partia Likud, të cilën drejton Netanyahu, mori numrin më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare, megjithëse koalicioni i saj rezulton të ketë më pak mandate sesa ai që drejton Eisenkot.

Netanyahu i bëri thirrje liderit të partisë Yashar të nisë menjëherë negociata “të vërteta, të sinqerta dhe të përshpejtuara”, duke kërkuar gatishmëri të ndërsjellë për kompromise dhe lëshime.

Më shumë për këtë

Opozita izraelite bashkon forcat për largimin e Netanyahut, arrihet marrëveshja për ndarjen e ministriveLajme · 2 ditë më parëIzraeli drejt një qeverie të re? Gadi Eisenkot përgatit koalicionin, synon ta çojë për votim në parlament brenda 48 orëveLajme · 5 ditë më parëSisteme elektronike dhe raketa, Greqia negocion marrëveshje të reja armësh me IzraelinRajon · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme