Studenti Blendi Hodai ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili një ditë më parë në Kuvend pretendoi se Kushtetuta nuk e lejon arsimin e lartë në gjuhën shqipe, ndërsa ligjet që e mundësojnë atë i cilësoi si një “implant” në sistemin juridik të shtetit.
Hodai, duke iu përgjigjur deklaratave të kryeministrit, i ka rikujtuar disa nene të Kushtetutës, përmes të cilave argumenton se arsimi i lartë në gjuhën shqipe nuk është i ndaluar.
Lexo edheAdnan Azizi: 12 vjet rrugëtim politik, nga Lëvizja Besa te VLEN – të njëjtat ideale për gjuhën dhe arsimin shqipAi i është referuar nenit 48 të Kushtetutës, të ndryshuar me Amendamentin VIII, nenit 44 që garanton qasje të barabartë në arsim për të gjithë qytetarët, si dhe nenit 46, i cili ia lë ligjit rregullimin e veprimtarisë së universiteteve.
Hodai gjithashtu ka përmendur Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, konkretisht pikën 6.2, e cila parasheh financimin shtetëror të arsimit universitar në gjuhën shqipe.
“Arsimi në gjuhën shqipe nuk është favor që na e ka bërë dikush dje, e që mund të na e tërheqë dikush nesër”, ka shkruar Hodai.
Në reagimin e tij, studenti i ka kërkuar Mickoskit që të tregojë nenin konkret të Kushtetutës që ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe.
“Kryeministër, na tregoni nenin që e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe. Jo nenin që nuk e përmend, por nenin që e ndalon”, përfundon reagimi i Blendi Hodait.
Më shumë për këtë
Hodai: Qeveria po shpenzon para për softuer të ri në vend se të rrisë subvencionet për ushqimin e studentëveMaqedoni · 6 orë më parë
Izet Mexhiti nderon mësimdhënësit shqiptarë: Falënderim për ata që brez pas brezi mbajtën gjallë arsimin në gjuhën shqipeMaqedoni · 6 ditë më parë
Mickoski: Paga reale neto është për 5,2 për qind më e lartë, në qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së ishte ulur për pesë për qindMaqedoni · 6 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












