Xhamia e Larme në Tetovë nis rrugën drejt UNESCO-s. Hapi i parë është përfshirja në Listën Tentative, si fazë fillestare për përgatitjen e dosjes së nominimit për trashëgimi botërore.
Xhamia e Larme në Tetovë do të propozohet për përfshirje në Listën Tentative të UNESCO-s, proces që shënon hapin e parë drejt kandidimit të saj për trashëgimi botërore.
Iniciativa është ndërmarrë nga Qendra Kombëtare e Konservimit dhe Bashkësia Fetare Islame – Myftinia e Tetovës, ndërsa ka marrë edhe mendim pozitiv nga Këshilli Nacional për Trashëgimi Kulturore.
Për koordinimin e aktiviteteve fillestare, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka formuar një grup pune që do të përgatisë dokumentacionin dhe do të zhvillojë aktivitetet e nevojshme për procesin e nominimit. Grupin e koordinon historiani i artit dhe konservatori i lartë Zoran Pavlov, ndërsa pjesë e tij janë edhe ekspertë të arkitekturës, konservimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.
Lexo edheIzraeli drejt një qeverie të re? Gadi Eisenkot përgatit koalicionin, synon ta çojë për votim në parlament brenda 48 orëveXhamia e Larme konsiderohet një nga monumentet më përfaqësuese të arkitekturës islame të shekullit XIX në Maqedoni. Ajo shquhet për pikturën unike murale, ornamentet gjeometrike e florale, peizazhet dhe ngjyrat e veçanta, ku ndërthuren ndikimet baroke dhe rokoko të Evropës me traditën arkitekturore osmane.
Kompleksi përfshin edhe një tyrbe të tipit të hapur, pranë xhamisë, e cila daton më së voni nga gjysma e parë e shekullit XVI dhe dëshmon për historinë e gjatë të këtij monumenti.
Përfshirja në Listën Tentative të UNESCO-s nuk nënkupton shpalljen e menjëhershme si trashëgimi botërore, por përbën fazën fillestare të procesit, i cili kërkon përgatitjen dhe dorëzimin e një dosjeje të plotë nominimi.
Më shumë për këtë
Rrugëtimi drejt Euro 2028, si do të ndahen kombëtaret në grupet kualifikuese?Sport · 2 javë më parë
Rama reagon pas deklaratës për bullgarët: Nuk do të bëhemi pengesë për Maqedoninë në rrugën drejt BE-sëShqiperi · 6 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












