Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mexhiti dhe Kasami përmbyllin festimet e 28 Nëntorit në Kumanovë: Amaneti i gjeneratave na obligon ta ruajmë krenarinë kombëtare

Mexhiti dhe Kasami përmbyllin festimet e 28 Nëntorit në Kumanovë: Amaneti i gjeneratave na obligon ta ruajmë krenarinë kombëtare

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami e kanë përmbyllur manifestimin qendror për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit në Kumanovë, në praninë e shumë mysafirëve dhe simpatizantëve.

Manifestimi është zhvilluar në një atmosferë festive me mesazhe për rëndësinë historike të kësaj date e cila simbolizon sakrificën, qëndresën dhe përpjekjet e shumë gjeneratave për lirinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.

Mexhiti dhe Kasami kanë theksuar përkushtimin për të ruajtur amanetin e të parëve dhe për ta mbrojtur atë në vazhdimësi.

“Vazhdojmë me përkushtim të mbrojmë këtë amanet, çdo ditë, çdo çast dhe me gjithë kapacitetin tonë. Kumanova”, kanë theksuar ata.

Më shumë për këtë

Mexhiti në prag të 28 Nëntorit: Bashkëpunimi me Shqipërinë po merr përmbajtje të reMaqedoni · 3 ditë më parëBekim Sali: Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit! Zoti e bekoftë kombin shqiptar!Maqedoni · 10 orë më parëAli Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz: “Nëna Shqiptare”, simbol i identitetit dhe krenarisë kombëtare!Maqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme